Loading…

Vucic takoi Von der Leyen por s’dalin para mediave, nesër ‘bekojnë’ Autostradën e Paqes “Nish-Prishtinë”

  • 29/09/2021 | 20:43

Vucic takoi Von der Leyen por s’dalin para mediave, nesër ‘bekojnë’ Autostradën e Paqes “Nish-Prishtinë”

Presidenti i Serbisë, Aleksadanar Vucic, priti sot në Beograd Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, por nuk do të ketë paraqitje para mediave sonte, transmeton Gazeta Metro.


Vucic  dhe von der Leyen gjithsesi do të diskutojnë krizën në veri të Kosovës por edhe eurointegrimet.  Por nuk janë paraparë deklarata për media sonte. Von der Leyen do të takoj edhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.

Presidentja e KE’së, Ursula von der Leyen, mëngjesin e të enjtes do të jetë prezent në nisjen e projektit hekurudhor të Korridorit 10.

Është planifikuar që presidentja Von der Leyen dhe presidenti Vucic do të jenë pjesëmarrës edhe në nënshkrimin e rehabilitimit të një pjese të Autostradës së Paqes (Nish – Merdare), që financohet me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Presidentja Von der Leyen sot në Prishtinë ka theksuar se vendi i duhur për të zgjidhur mospajtimet mes Kosovës e Serbisë është në Bruksel, duke i vënë theks të veçantë zhvillimit ekonomik.

Ndërsa po zhvillohen negociata në Bruksel mes ekipeve negociatore të Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, që ka alternuar mes ty ekipeve pa takim mes tyre. Ende s’ka pajtim për një marrëveshje rreth krizës dhe negociatat po vazhdojnë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë