Loading…

Vucic takon Papa Françeskun: Vatikani nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

  • 12/09/2019 | 13:47

Vucic takon Papa Françeskun: Vatikani nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u prit nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë dhe biseduan për të ardhmen e Serbisë e shkëmbyen dhurata, e çka ishte më e rëndësishmja sipas Vucic ishte se Vatikani nuk do të ndryshoj qëndrim, kjo nuk është theksuar në komunikatën e Selisë së Shenjtë, transmeton Gazeta Metro.


“Kjo është çka mund të them e çka është e rëndësishme për qytetarët” tha Vucic kur u pyet se nëse është i sigurt se pas takimit me Papa Françeskun, Vatikani nuk do të ndryshoj qëndrimin për mospranimin e pavarësisë së Kosovës. Dje kishte deklaruar para gazetarëve  presidenti serb para se të nisej se po shkon në Vatikan për ta lutur Papën që të mos e pranoj Kosovën.

Presidenti serb Vucic shtoi se Vatikani dëshiron bisedime dhe zgjidhje paqësore mes serbëve dhe shqiptarëve.

Siç njoftohet Vucic i kishte thënë Papa Françeskut se “Serbia e vlerëson posaçërisht qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë sa i përket mospranimit të pavarësisë së Kosovës, si dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë të bazuar në respektimin e të drejtës ndërkombëtare”.

Presidenti serb Vucic theksoi bashkëpunimin e mirë dhe konstruktiv të Serbisë dhe Kishës Katolike dhe respektin e ndërsjellë. Në profilin e tij në rrjete sociale të Vucic ishte shkruar po ashtu se vitin e ardhshëm shënohet 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

Vucic shfrytëzoi edhe një herë rastin të fajësoj Kosovarët dhe të viktimizohet për situatëne  tanishme duke thënë se “Megjithatë, pala e Prishtinasës, me veprime jo racionale e të njëanshme e me provokime të vazhdueshme po pamundëson çfarëdo dialogu e marrëveshje”.

Presidenti i Serbisë pas ankesave të zakonshme ndaj kosovarëve lëvdoi veten duke thënë se u përmbajtën nga masa reciproke pasi vetëm se do ta vështirësonin gjendjen dhe vazhdojnë të jenë konstruktiv e të mbajnë qëndrime konstruktive dhe zotohet të gjejë zgjidhje për Kosovën vetëm me dialog, tha Vucic.

Komunikatë për shtyp ka publikuar edhe selia e Shenjtë por aty nuk u theksua çështja e Kosovës, vetëm u përmend rolit të frytshëm që religjionet mund të luajnë në pajtimin mes popujve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë