Loading…

Vucic tall BE’në e fyen Kurtin: Ta kuptosh atë s’është e mundur pasi s’është racional, më së miri të mos flas për BE

  • 15/08/2022 | 15:19

Vucic tall BE’në e fyen Kurtin: Ta kuptosh atë s’është e mundur pasi s’është racional, më së miri të mos flas për BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, si zakonisht që bën u kujdes që në sfond të deklarimeve populliste të ketë ndonjë fabrikë apo zhvillim infrastrukturorë në Serbi zgjodhi zbulimin e prodhimeve të reja armatimit të industrisë për nevojat e ushtrisë serbe, transmeton Gazeta Metro.


Vucic së pari ia servuan pyetjen për komunikatën e Komisionit Europian që kishte shprehur shqetësim për “ashpërsimin e retorikës mes zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës” për të cilën presidenti serb zgjodhi të mos komentonte, duke ironizuar. “S’kam koment. Më së miri kështu” tha fillimisht por pastaj ia dha një rend akuzash për hipokrizi e standarde të dyfishta siç e ka zakon.

“Ne po shkojmë në Bruksel që të provojmë të ruajmë paqen, synimi ynë i vetëm. Vetëm duam që të sigurojmë ruajtjen e rregullave e normave të të drejtës ndërkombëtare, marrëveshjet dhe rezolutat n fuqi, që nga Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Brukselit, që duhet të respektohen” tha Vucic.

Pas komenteve që nuk deshi t’i bëjë e i bëri për ndërkombëtarët hipokritë, iu kthye kryeministrit Kurti, për të cilin vazhdimisht thotë se nuk dëshiron ta ofendojë në publik, por përsëri e bën, tha se nuk e kupton atë por ka arsye.

“Sa i përket arsyeve të Kurtit, kam provuar një milion herë të hyjë në atë kokë, por kjo është e mundur vetëm me njerëz racional” tha Vucic.

Iu kthye pastaj komenteve për shefin e NATO’s Jens Stoltenberg dhe Emisarin Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët njoftoi se ka takim, dhe siç u deklarua me ironi pret të bisedojë për Asociacion e Komunave Serbe, por me kusht që të mos e lodhin me se ajo duhet të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës.

“Me sa shoh, atyre nuk iu intereson kushtetuta e Serbisë, pse do të na interesonte ne e ashtuquajtura kushtetutë e tyre. Kur bëhet fjalë për targat, ajo është situatë e qartë. Mund t’i vendosin me forcë, por mos prisni që Serbia do t’u ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit, si dhe nuk do të mund të kryeni pogrom nda popullit serb. Po groposin cisterna, po luajnë si fëmijët e vegjël, a për shtet s’dinë gjë. Do të bisedojmë për të gjitha, do të çelim të gjitha çështjet, e nëse kjo do të ketë kuptim apo jo, që jam mjaft i sigurt, do ta shohim për dy ditë” tha Vucic.

Vucic nuk kishte si t’i mos i servohej me këtë rast të reklamimit të armatimit vendor serb komentonte çështjen e krahasimit të forcave të armatosura të Serbisë me ato të Kosovës.

Ai tha se kurrë nuk nënçmon askënd, por thjeshtë s’ka krahasim mes tyre.

Nga Komisioni Europian (EEAS) ishte njoftuar se të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës e Serbisë do të zgjidhjen përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE’së ku theksuan se BE prej që presidenti serb Vucic dhe kryeministri kosovar Albin Kurti do të bisedojnë për tema të rënda në takimin e radhës të nivelit të lartë me 18 gusht në Bruksel./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë