Presidenti serb Aleksandar Vucic ishte i prerë dhe i qartë rreth rezolutës që sot u miratua nga Parlamenti Evropian ku për herë të parë nga një institucion i BE’së përmendjen njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Raporti i votuar sot në PE si rezolutë për Serbinë nuk është obligues për institucionet dhe presidenti serb shfrytëzoi rastin të ironizojë ca.
“Me qetësi mirësjellje, nuk do ta bëjmë” tha e shtoi Vucic më pastaj pa mirësjellje se “as që na shkon ndërmend, nuk do ta shqyrtojmë” duke u tallur se nuk po i bien ndërmend përgjigje më të sjellshme.
Vucic i njohur për arrogancën vazhdoi me të tijën kur u pyet edhe nëse do të pranonte një takimi me kryeministrin Kurti, u përgjigj se do të pranonte por se ka ftuar askush, megjithëse nuk sheh ndonjë kuptim në atë takim.
Kur iu bë me dije se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i kishte bërë thirrje për dialog, iu shfaq arroganca përsëri: “Nëse ajo e pret këtë…Por kam menduar se do të duhej të ishte Miroslav Lajcak ai që duhet të më ftojë” shtoi ai./gazetametro.net