Loading…

Vucic tallet me Kosovën: Pres që Prishtina së shpejti të provojë të ‘pushtojë trafo stacionin në Veri’

  • 05/11/2021 | 13:54

Vucic tallet me Kosovën: Pres që Prishtina së shpejti të provojë të ‘pushtojë trafo stacionin në Veri’

Presidenti serb Vucic nga një vend punishte tjetër gjeti të thumboj qeverinë e Kosovës me për intervenimin në veri të Kosovës. Përsëriti se autoritetet e Kosovës do të tentojnë të ‘pushtojnë’ trafostacionin në Valaq afër Zveqanit për shkaqe që s’kanë të bëjnë me energjetikën fare sipas tij, transmeton Gazeta Metro.


Sot presidenti serb Vucic pas një tjetër ceremoni përurimi të nisjes së punimeve të një tjetër projekti infrastrukturor në Serbi, autostrada e re në korridorin e Danubit, pas lëvdimit për shkaqe elektorale lëshoi ca thumba qeverisë së Kosovës se për qëllime të tjera e me shkas pagesën e energjisë do të sulmojnë në Veri të Kosovës përsëri.

“E kam thënë se është e mundur se kjo mund të ndodhë që nga 6 nëntor, për shkak të marrëdhënieve me operatorët atje, e duke kërkuar arsyetim për pagesat e energjisë elektrike. Por do ta provojnë ta shfrytëzojnë, jam gati se i sigurt, në një moment e për arritje të synimeve politike që nuk kanë të bëjnë me energjetikën” tha ai.

Vucic pastaj shtoi se Prishtinë do të zgjedhë momentin, “por i lut që mos ta bëjnë”, një kërcënim i mbuluar me gjoja kurtuazi.

Edhe më parë e kishte deklaruar këtë si mundësi, dhe jo vetëm ai, pasi si në kor para tij për këtë çështje flet deputeti Milorad Drecun, në çdo media pro ruse të mundshme që ka në Serbi. Vucic herën e kaluar jo vetëm që shpotiti se jua di planet, por i sfidoi kosovarët ta zbulojnë se ‘nga po i di kaq mirë’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë