Loading…

Vucic tallet me mediat e Kosovës

  • 20/01/2017 | 13:28

Vucic tallet me mediat e Kosovës

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, i përgëzoi ironikisht mediat nga Kosova të cilat kanë raportuar se ai gjoja ka nënshkruar shkarkimin e Marko Djuric.


I pyetur nga gazetarët B92 në Davos nëse është e vërtetë se kreu i Zyrës për Kosovën do të zëvendësohet, Vucic nuk ka dhënë përgjigje negative ose pozitive, por ka thënë:

“I përgëzoj mediat e Kosovës, për shkak se ato janë padyshim më të informuara se unë, e dinë më mirë se çfarë do të ndodhë, ndërsa fillaun të merren edhe me kuadrot në Qeverinë e Serbisë”, tha Vucic, raporton B92.

Disa portale nga Kosova, duke përfshirë edhe Kossev serb, përcollën informacionin që Vucic ka vendosur që për shkak të “rastit të trenit” të zëvëndësojë Djuric, ndërsa Kossev thotë se këtë informacion e ka marrë nga një burim i Listës Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë