Loading…

Vucic: Tash për tash BE-ja nuk po kërkon njohjen e Kosovës

  • 01/03/2017 | 23:40

Vucic: Tash për tash BE-ja nuk po kërkon njohjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka pritur zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.


Ai, siç njoftojnë mediat serbe, atyre u ka thënë se kapitulli më i vështirë për Serbinë dhe njëri nga kushtet e anëtarësimit të saj në BE është Kapitulli 35, që i kushtohet Kosovës, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka shtuar se tash për tash njohja e Kosovës nuk është në rend dite të takimeve ndërmjet zyrtarëve serbë e atyre të BE-së.

Sipas tij, kjo kërkesë e BE-së vështirë se do të mund të ndodhë të paktën përderisa pesë anëtarët e BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri serb njëkohësisht është ankuar se për pranimin e Serbisë në BE ka më shumë kapituj për negocim se sa për vendet tjera që tashmë janë pranuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë