Loading…

Vucic tha se duan paqe me Bosnjën e Hercegovinën, por nuk mund ta lënë ‘Srpskan’ pa mbështetje

  • 27/07/2021 | 18:16

Vucic tha se duan paqe me Bosnjën e Hercegovinën, por nuk mund ta lënë ‘Srpskan’ pa mbështetje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot para gazetarëve tha se është i shqetësuar me situatën në shtetin fqinjë të Bosnje e Hercegovinës të cilën e vlerësoi si “më të nxehtën që nga marrëveshja e Dayton”, transmeton Gazeta Metro.


“Me vëmendje po përcjellim ngjarjet në Sarajevë e Banjallukë. Vendimmarrja nga jashtë asnjëherë nuk ka sjellë rezultate të mira. Do të kemi këtyre ditëve takime me përfaqësues të Republika Srpska. Nuk i hyjmë masave dhe kundërmasave. Kjo është ngjarje në një tjetër shtet…nuk mund ta lëmë Srpska pa mbështetje. Duam paqe. Frikësohem se atmosfera është më  e nxehta që nga Marrëveshja e Dayton” tha Vucic.

Pasi që kreu detyrën e daljes si lider paqeruajtës Vucic ju kthye rolit të viktimës dhe paralajmëroi se me 4 gusht do të shënohet 26 vjetori i ‘përndjekjes së serbëve’ në operacionin  kroat ‘Oluja’ të cilin e vlerësoi pastrimin më të madh etnik në Europë pas luftës së dytë botërore.

Vucic në vazhdimësi ka mohuar gjenocidin e kryer nga forcat serbe në luftërat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe vazhdon të pretendojë se ndaj shtetit serb ishte kryer agresion i padrejtë.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë Valentin Inzko ka caktuar ndryshim të ligjit në Bosnje e Hercegovinë me të cilin ndalohet mohimi i gjenocidit dhe lartësimi i kriminelëve të luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo ka zemëruar entitetin politik serb Republika Srpska të cilët kanë vendosur të bojkotojnë institucionet publike në Bosnje e Hercegovinë. Përfaqësuesi serb në presidencën e Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, kishte dalë me deklarata të ashpra pas vendimit të Inzko se ‘kjo ishte gozhda e fundit në arkivolin e shtetit’ duke aluduar se duhet ndarë ky shtet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë