Loading…

Vucic tha se nuk e pranojnë Limajn për kryenegociator, reagon NISMA

  • 07/09/2018 | 23:30

Vucic tha se nuk e pranojnë Limajn për kryenegociator, reagon NISMA

Sot më herët, presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic deklaroi se ata nuk pranojnë Fatmir Limajn për kryenegociator me Serbinë


Ndaj këtyre deklaratave të presidentit serb ka reaguar NISMA e Limajt, transmeton gazetametro.net

Endrit Shala, anëtari i kryesisë së NISMA’s e njëherësh edhe këshilltar i Limajt, ka thënë se qeveria e Kosovës ka vendosur që Limaj të jetë kryenegociator nëj bisedimet me Serbinë.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Shala ka thënë se tashmë ka kohë kur Serbia nuk vendos se kush udhëheq dhe përfaqëson popullin e Kosovës, duke shtuar se as Vucici nuk do ta ketë këtë mundësi.

Ai ka thënë se Kosova është shtet dhe i ka institucionet e veta, si rrjedhojë përcakton vetë se kush udhëheq Kosovën dhe nuk mirren me deklaratat e një ish-ministri të Milosevic’it.

Reagimi i Endrit Shalës postuar në rrjetin social Facebook:

Tash e sa vite Serbia nuk vendos se kush e udhëheq dhe e përfaqëson popullin e Kosovës. As Vuiqi nuk do ta ketë këtë mundësi asnjëherë. Kosova është shtet, I ka institucionet e veta dhe I përcakton vetë kush e udhëheqë Kosovën dhe nuk mirremi me deklaratat e një ish ministri të Millosheviqit, Në fakt, Vuciq sa ka qenë ministër e zëdhënës i regjimit kriminal të Millosheviqit e ka pas krijuar një ekip të ashtuquajtur shqiptar të ndershëm, që sipas tij, përfaqëson shqiptarët, bile edhe në Rambuje i ka pas në delegacionin serb. Ajo kohë ka përfunduar moti.

Sikurse ne në Kosovë nuk mund të vendosim kush e përfaqëson Serbinë, pavarësisht që në krye të atij shteti është njeriu që ka projektu e zbatu spastrimet etnike në Kroaci, Bosnë e Kosovë. Sigurisht, jo të gjithë kanë aktgjykime të formës së prerë të dënuar për gjenocid e krime kundër njerëzimit nga gjykata ndërkombëtare në Hagë. Pavarësisht, kësaj ne jemi të përkushtuar për dialog, mirëkuptim e paqe me gjithë fqinjët tanë duke respektuar interesat e secilit pa cenuar interesat e shtetit të Kosovës.

Vuciq duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vucic dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se kryenegociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj. /gazetametro.net
 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë