Loading…

Vucic thotë se ajo çka insistoi u pranua: Të themelohet Asociacioni njëherë dhe do flasim për të tjerat pastaj

  • 24/11/2022 | 14:26

Vucic thotë se ajo çka insistoi u pranua: Të themelohet Asociacioni njëherë dhe do flasim për të tjerat pastaj

Presidenti serb Aleksandar Vucic doli para publikut serb dhe nguli këmbë se ka nxjerrë atë që deshi nga ujdia e mbrëmshme, zotimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që siç pretendon u tentua të mos përfshihej në deklaratën e të mërkurës, transmeton Gazeta Metro.


Vucic para mediave me raste u krenua e pastaj e luajti viktimën duke u ankuar se s’ka fjetur ka një javë e marrëveshjen e Brukselit e ka nënshkruar dikush tjetër. Por e theksoi se kjo ishte një fitore e vogël taktike dhe pritet presion edhe më i madh.

Presidenti serb gjeti kohë edhe të tallet me delegacionin kosovar duke pretenduar se të hënën kanë pasur një ofertë më të mirë, të cilën e kanë refuzuar por sipas tij ata kanë gabuar në vlerësim. ‘Pse ia bënë vetes këtë nuk mund ta them’ thumboi ai. Ndërsa shtoi se për të më e rëndësishmja që në ujdinë e të mërkurës është pajtimi për përmbushjen e marrëveshjeve të kaluara.

Vucic adresoi tërheqjen e serbëve nga institucionet kosovare duke theksuar se deri tani është përmbushur vetëm njëri kusht, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Për ne është me rëndësi që në komunikatë padyshim është theksuar domosdoshmëria e përmbushjes dhe implementimit të marrëveshjeve paraprake, që është e një rëndësie të veçantë. Kur të themelohet asociacioni i komunave serbe atëherë kalojmë në diçka tjetër” tha ai.

Vucic theksoi se ishte pikërisht këtu ku ka insistuar pasi s’paska tejkalim të kësaj sipas tij.

“Kjo do të jetë pikërisht kurthi në të cilin ata do të këmbëngulin, e për këtë unë kam insistuar në atë fjali – që të jetë në atë deklaratë, pasi respektimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Kjo për ne është më e rëndësishmja” tha Vucic.

Ai këmbënguli tutje se e rëndësishme është që populli serb në Kosovë nuk do të keqtrajtohet më për tabelat KM të cilat do të mbeten dhe shtoi se lëshimi i tabelave me emërtimet të qyteteve të Kosovës de facto as nuk ndodh posaçërisht në jug të Ibrit, vetëm KM, nuk qenka fort me rëndësi kjo sipas tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë