Loading…

Vucic thotë se do ketë zhvillime në veri: Do të takohem me Johnsonin në Glasgow, është edhe Bideni

  • 31/10/2021 | 10:20

Vucic thotë se do ketë zhvillime në veri: Do të takohem me Johnsonin në Glasgow, është edhe Bideni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se është e sigurt se institucionet e Kosovës po kërkojnë mënyra të reja për të ndërmarrë veprime në veri të vendit. Ai u bëri thirrje evropianëve që tha se kanë ndikim “t’u thonë të mos e bëjnë këtë”.


Ai njoftoi se do të shkojë në Glasgow dhe se do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe me zyrtarë të tjerë.

“Atje do të jenë nga Biden deri te Ursula von der Layen, dhe ne do ta shohim kur t’i shoh ata”, tha ai.

Duke folur për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vuçiq përmedi vitet ’90, duke bërë një krahasim me situatën e tanishme.

“As Serbia nuk është e njëjtë nga vitet 1990, as balanca e fuqisë nuk është e njëjtë, as ne nuk sillemi në atë mënyrë që të nënvlerësojmë. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është Amerika dhe çfarë fuqie ka ajo. Detyrimi im është ta mbroj vendin tonë”, tha Vuçiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë