Loading…

Vucic tregon se çfarë do t’i ‘kërkojnë e sa do t’i japin’ ndërkombëtarët për Kosovën

  • 26/02/2020 | 22:06

Vucic tregon se çfarë do t’i ‘kërkojnë e sa do t’i japin’ ndërkombëtarët për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, që u ftua nga Komiteti Amerikan- Izraelit për Çështje Publike si pjesëmarrës, ftesë që e konsideron nderim i Serbisë por ai në intervistën e tij uli pritjet e serbëve duke thënë se mos të presin që bashkësia ndërkombëtare të ketë ndryshuar qëndrim rreth pavarësisë së Kosovës. Ai spekuloi se çfarë janë gati të japin për marrëveshjen finale e që sipas tij është më shumë sesa ‘Ahtisari Plus’ dhe do të jetë një ofertë e vështirë për ta refuzuar dhe pranuar njëkohësisht, transmeton Gazeta Metro.


Vucic këto deklarata i bëri në intervistë në televizionin serb O2 kur u pyet për ftesën dhe vizitën në SHBA si pjesëmarrës në konferencën e AIPAC, një ngjarje vjetore e rëndësishme në kryeqytetin Washington D.C.

Sa i përket finales të çështjes së Kosovës dhe marrëveshjes finale të normalizimit mes Kosovës e Serbisë Vucic tha se është çështje momenti kur Serbisë do t’i kërkohet de fakto dhe de jure të pranojë Kosovën me qëllim ta fusin në OKB. Ai shtoi se po pret se si do të veprojnë kosovarët rreth zëvendësimit të taksës me reciprocitet, por shtoi se nuk ka dyshim se pastaj rendin e ka presioni ndaj Serbisë.

Në pyetjen se çfarë do të nënkuptonte plani Ahtisari plus plus dhe se a do të pyetet se çfarë mendon populli serb për këtë presidenti serb tha se populli gjithsesi do të pyetet, por para kësaj do të jetë ai që do të flasë se çfarë mendon për këtë.

“Do të japin ata edhe më shumë se plani i Ahtisarit, por do të kërkojnë de fakto dhe de jure pranimin e Kosovës nga Serbia. Synimi është futja e Kosovës në OKB” tha Vucic për atë se çfarë mund të presin serbët në periudhën e ardhshme. Ai shtoi se është vetëm  çështje kohe se kur do t’i kërkohet kjo nga Serbia, tre muaj, gjashtë muaj apo një vit, por gjithsesi do të ndodhë e atëherë do të ndodhë gjithsesi e atëherë do të ketë presion të frikshëm ndaj Serbisë kur të vjen kjo kërkesë- “diçka që nuk mund ta pranoni, e në anën tjetër, nuk mund ta refuzoni” sipas Vucic.

“E di se çka na pret, kam tepër përvojë, kam përjetuar shumë që të mos e di se çfarë po vjen. Gjithmonë i frikësohem fjalëve të mira e të bukura, pasi e di se çka pason pastaj” tha Vucic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë