Loading…

Vucic u përgjigjet kongresistëve amerikanë: Vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë

  • 07/11/2021 | 17:21

Vucic u përgjigjet kongresistëve amerikanë: Vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka reaguar pas letrës së kongresistëve amerikanë drejtuar presidentit Joe Biden ku i kërkohet që ai të shqyrtojë futjen e një urdhri ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe të pezullojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara ndaj atyre që destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor.


Vucic deklaroi sot pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës në Panairin e Beogradit, se nuk kishte frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit “sepse nuk ka”.

Në letër, ndër të tjera, thuhet se mediat pro-qeveritare në Serbi po avancojnë “në një marrëdhënie të dobishme reciproke me qeverinë”, si dhe se punët e kompanisë shtetërore Telekom Serbia janë “të mbuluara me fshehtësi”.

Raportet thonë gjithashtu se presidenti serb ka thelluar korrupsionin në vend, duke përfshirë përdorimin e krizës COVID-19 si një justifikim për të mbuluar shpenzimet shtetërore dhe për të blerë pajisje mjekësore dhe respiratorë mbrojtës.

Vucic vlerësoi se blerja e respiratorit “nuk është dëshmi e ndonjë korrupsioni” por e luftës së tij për Serbinë.

“Unë gjithmonë do ta përsëris atë në të ardhmen,” tha ai duke shtuar se teksti i letrës “duket sikur dikush e ka shkruar qëllimisht kundër Telekomit”.

“Unë po kërkoj që të më ngrijnë pronën jashtë vendit. Nuk mund të më gjeni, sepse nuk e kam jashtë vendit”, tha Vucic, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave.

“Shkruani rezoluta, shkruani deklarata, shkruani çfarë të doni, në fund të gjithë jemi para qytetarëve të Serbisë dhe janë ata që marrin vendimin përfundimtar”, shtoi ai.

​6 kongresistë letër Biden, kërkojnë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë