Loading…

Vucic: Veseli dhe Haradinaj janë të rrezikshëm

  • 07/06/2017 | 19:39

Vucic: Veseli dhe Haradinaj janë të rrezikshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic tha sot se është mirë që shqiptarët më në fund kanë pranuar se nuk duan të formojnë Asociacioni e komunave me shumicë serbe (AKS) dhe tani, sipas tij, i mbetet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të thonë atë që mendojnë mbi këtë çështje.


“Kjo nuk është aspak mirë për mos formimin e AKS-së, por është mirë që ata më në fund e thanë hapur, sepse në prisnim qe katër vite. Do të mbrojmë marrëveshjen e Brukselit, sepse e dimë që është në interes të qytetarëve serb”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se shqiptarët e Kosovës kanë mashtruar në sy komunitetin ndërkombëtar, kur ata premtuan se do të lejojnë formimin e AKS-së.

Këto deklarata të presidentit të sapo zgjedhur serb, vijnë pasi kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në një intervistë për Deusche Welle tha se, nuk do të formohet AKS-ja pasi Gjykata Kushtetuesi ka paraparë se marrëveshja shkel Kushtetutën e Kosovës. Ai gjithashtu tha se Vuçiq dhe Daçiq duhet t’i kërkojnë falje popullit serb për krimet që janë kryer në Kosovë.

Vuçiqi i ka quajtur deklaratën e Haradinjat të papritur dhe të rrezikshme, por ai thotë, Serbia do të përgjigjet në mënyrë paqësore, transmeton lajmi.net.

Sa i përket krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë, Vuçiq ka mohuar kategorikisht se ka pasur krime që serbët kanë bërë në Kosovë, duke thënë, se nëse Haradinaj mendon kështu të paraqes prova, e më pas siç ndodh zakonisht, ai ka akuzuar rëndë Haradinajn.

Vuçiq nuk reagoi vetëm ndaj Haradinajn, por edhe ndaj deklaratës së homologut të tij, Hashim Thaçit, ku ky i fundit tha se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin, por kërcënim është armatosja që Rusia po i bënë Serbisë. Vuçiq tha, se ekziston një trend i përgjithshëm për komandën e Serbisë, por për këtë “vendosim ne e jo ata”, por prapë së prapë thotë ai, të gjithë mund të kenë mendime dhe qëndrime mbi këtë çështje.

E ai nuk e la më kaq, i pyetur për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit do të bëjë bashkimin e Mitrovicës veriore me pjesën jugore dhe Serbia nuk do të vendos më në Kosovë, Vuçiq ka thënë, se Veseli është i rrezikshëm dhe se janë të rrezikshëm të gjithë që e dinë se çfarë do të bëhen e çfarë jo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë