Loading…

Vucic: Vizita në Kosovë në pikëpyetje

  • 28/03/2017 | 10:25

Vucic: Vizita në Kosovë në pikëpyetje

Kandidati presidencial serb Aleksandar Vucic ka konfirmuar se ka dashur të vizitoj Kosovën, por edhe se nuk është informuar zyrtarisht për kushtëzimet e kësaj vizite, transmeton gazetametro.net.


I pyetur a i kanë kushtëzuar autoritetet kosovare që më 29 mars të vijë në Kosovë dhe të vizitojë Leposaviqin, Vucic ka thënë se për këtë nuk është i informuar. Siç pretendohet ardhja e anëtarëve të delegacionit është kushtëzuar, dhe është kërkuar që disa ministra të qeverisë së Serbisë të mos vijnë, prej tyre, Nebojsa Stefanovic, dhe ministri i mbrojtjes serb Zoran Djordjevic.

“Nuk kam dëgjuar për këtë. Por nëse dikush më kushtëzon… Mendova të shkoj, por tani është pikëpyetje a do të shkojë. A do të ndalojnë apo jo, kjo është çështja e tyre”, ka thënë Vucic mbrëmë për televizionin “Pink”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë