Loading…

Vucic zbulon planin për Kosovën që do t’ia dorëzojnë sivjet: Tregon se a do ta pranojë

  • 23/02/2020 | 11:38

Vucic zbulon planin për Kosovën që do t’ia dorëzojnë sivjet: Tregon se a do ta pranojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar se vendi i tij së shpejti do të marrë një ofertë në lidhje me Kosovën, të cilën do të jetë e vështirë për ta refuzuar, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo, ai tutje thekson se e njëjta ofertë, nuk do të mund të pranohet lehtë, pasi që siç thotë ai, do të jetë e ngjashme si Plani i Ahtisaarit plus-plus asociacion.

“Deri në fund të këtij viti, Serbia do të marrë një ofertë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë, të cilën do të jetë e vështirë të refuzohet, por në të njëjtën kohë është e vështirë për t’u pranuar”, ka thënë Vucic.

Siç raporton ‘Kurir.rs’, presidenti serb tutje theksoi që nuk e di ende se cila do të jetë iniciativa e të Dërguarit Special të BE’së, por që e parashikon që do të jetë një plan i Ahtisaarit plus-plus, që do të thotë Serbia të merr garanci për pranimin në BE, por duhet ta njohë Kosovën dhe gjithashtu do të marrë status të veçantë për serbët, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, Vucic thotë se asnjëherë nuk ka pranuar ultimatum, pasi që siç thekson ai, mundohet të gjejë zgjidhjen më të mirë për popullin serb, duke thënë se përpiqet që të mos e dërgojë Serbinë në luftë.

“Unë jam i vetëdijshëm për rreziqet çdo ditë, zgjoheni nga fakti dhe frika e asaj që është më tej ajo që do të propozojnë amerikanët, gjermanët dhe të tjerët”, ka thënë tutje ai.

Kreu i shtetit serb tha se pasi Kosova të heq taksat, do të ketë presion të shtuar mbi Beogradin.

“Psikologjikisht, ne nuk do ta destabilizojmë më tej qeverinë në Prishtinë, tani po bëjmë presion për Beogradin”, tha Vucic, duke shtuar se nuk kishte asnjë lidhje me faktin se heqja e taksës do të shfuqizonte diçka në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë