Ish ministri i punëve të jashtme, dhe kandidati i ardhshëm për president të Serbisë, Vuk Jeremic, në një intervistë për televizionin N1 në Beograd, duke komentuar negociatat dhe marrëveshjen e Brukselit, ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vucic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë duke vepruar sikurse Slobodan Milosevic dhe ish presidenti kroat Franjo Tugjman, në kohën e luftërave në ish Jugosllavi.
Rezultati i bisedimeve në Bruksel, sipas Jeremicit nuk është 5 me 0 siç pretendon ta paraqesë qeveria e Serbisë, por ndoshta 5 me 1 për shqiptarët, dhe kjo sipas tij, do të thotë katastrofë, përcjell gazetametro.net.
Jeremic duke akuzuar Vucicin ka thënë se kjo qeveri po bën lëvizje që janë të rrezikshme, siç ishte edhe treni.
Ai tha se treni u soll, që të fillohet të flitet për luftë, kthim të ushtrisë, militarizim të veriut të Kosovës, dhe në fund u dërgua shteti për ta ndalua rnë mënyrë ceremoniale.
“Kjo lloj sjellje për fat të keq, shumë të kujton e Milosevicin dhe Tugjman. Kështu sillen sot Vucic dhe Thaçi, prapa dyerve të mbyllura negociojnë dhe -. Si të sillen sot Vuçiç dhe Thaçi me dyer të mbyllura përshëndesin dhe marrin në krahë njëri tjetrin, e kur kthehen në shtëpi, dalin para kamerës dhe trondisin opinionin me deklarata luftë nxitëse. Ne të gjithë e dimë se kështu kishin vepruar edhe Milosevici e Tugjmani. Nuk duhet të luajmë lojën e njejtë sërish”, ka thënë Jeremic, i cili tani shpreht shumë kritik ndaj kreut të qeverisë serbe, ngase, edhe po përgatitet t’i hyjë garës për president të Serbisë. /gazetametro.net