Loading…

Vuçiq para serbëve: Thaçi e Hoti janë shumë më të fortë se kanë mbështetjen e Amerikës dhe Gjermanisë

  • 03/07/2020 | 10:55

Vuçiq para serbëve: Thaçi e Hoti janë shumë më të fortë se kanë mbështetjen e Amerikës dhe Gjermanisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic po vazhdon ta përgatit terrenin para popullit serbë për një marrëveshje finale me Kosovën, ai tani po sheh pak shpresa për Serbinë, shkruan Gazeta Metro.


Vucic në RTS ka mbajtur një intervistë për më shumë se një orë e gjysmë, ku temë kryesore e kësaj interviste ka qenë marrëveshja finale me Kosovën.

Presidenti serb ju është ka thënë popullit që udhëheq se tani ka pak mundësi, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë më të fortë tek Shtetet e Bashkuara të Amerika dhe Gjermania, madje sipas tij kanë përkrahje më të madhe se serbët.

“Le të lëkundemi në stuhinë e erës dhe të përpiqemi të mbijetojmë disi. Hoti dhe Thaçi janë shumë më të fortë dhe shumë më të rëndësishëm se ne, sepse ata kanë mbështetjen e Gjermanisë dhe Amerikës”, tha Vucic.

Vucic e pranoi hapur se nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse me Prishtinën, procesi i integrimit evropian do të ndalet.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë