Loading…

Vuçiq po zhvillon luftë informative të stilit rus

  • 24/02/2017 | 11:16

Vuçiq po zhvillon luftë informative të stilit rus

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë dhënë revistës Tageblatt, në Gjermani ka thënë se kryeministri serb Vuçiç se po zhvillon luftë informative të stilit rus.


Hoxhaj tha se duke i përdorur mediet të cilat ai i kontrollon, Vuçiq ka nisur një luftë informative, me qëllim keqinformimin e opinionit në lidhje me Kosovën, provokimin e Kosovës dhe nxitjen e tensioneve të reja. “Ne nuk duam të ngremë asnjë retorikë luftarake. Por në anën tjetër, Aleksander Vuçiç po zhvillon një luftë informative të stilit rus, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se Serbia ende nuk ka treguar asnjë interesim për të kërkuar falje për ngjarjet në Kosovë, apo në Bosnje dhe Kroaci.

“Edhe 17 vite që nga përfundimi i luftës, Serbia nuk ka treguar asnjë interesim për të kërkuar falje për atë që ka ngjarë ne Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci. Unë e kuptoj zemërimin e njerëzve, të cilët ende kanë dike të afërm të zhdukur. Ne jemi të detyruar të ndërtojmë një urë në mes të një të kaluare të rëndë dhe një të ardhmeje më të mirë. Ne duhet të shohim përpara, por pa harruar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Hoxhaj njofton MPJ./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë