Loading…

Vuçiq të mos vizitojë ekstremistët në Serbi, na kujton që dikur ishte me ta

  • 02/02/2017 | 22:33

Vuçiq të mos vizitojë ekstremistët në Serbi, na kujton që dikur ishte me ta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Zona e Debatit, ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq duhet të mos vizitojë ekstremistët në Serbi, dhe i ka kërkuar të mos shqetësohet kë viziton ai në Kosovë.


“Vuçiq të ketë kujdes të mos vizitojë ekstremistët, se pastaj u kujtohet njerëzve se ka qenë me ata. Ndërkohë unë vizitoj miqtë e mi. Ai i quan ekstremistë, ne i quajmë çlirimtarë”, ka thënë Rama, duke folur për komentimin që Vuçiq i bëri vizitës së tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se urdhër arrestet e Serbisë për “clirimtarët e Kosovës” e vënë në dyshim synimin europian të Beogradit zyrtar, duke theksuar se do të kërkojnë pandalur që ato të hiqen një herë e përgjithmonë.

“Cfarë lidhje ka Beogradi me Europën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pafajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë. Shpresoj që javën e ardhshme Ramushi do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë që ne do të kërkojë parreshtur që të gjitha shtetet e Europës të fshijnë ato urdhër arreste të Serbisë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë