Loading…

Vuçiq: Të ruajmë paqen dhe stabilitetin

  • 17/01/2017 | 20:16

Vuçiq: Të ruajmë paqen dhe stabilitetin

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, tha sonte se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se në këtë drejtim është i gatshëm edhe në krijimin e një “linjë të nxehtë”, Beograd – Prishtinë.


Vucic, për TV Pink në Davos, tha se ai kishte bisedime shumë të rëndësishme për Serbinë në Forumin Ekonomik Botëror, dhe theksoi se ai beson se do të kemi fuqinë për qetësuar disa gjëra të caktuara, “madje edhe ato që nuk ishin nën ndikimin tonë”.

Sipas tij, ai nuk do të kishte asnjë frikë për shkak të asaj që ka kaluar dhe theksoi se nuk do të ketë më tregime dhe trillime si ajo për trenin, por është e mundur se do të ketë të tjera, raporton agjensia Tanjug.

Ai tha se për këtë edhe kishte folur, se nuk ishte fjala për trenin, dhe se kjo shërbeu vetëm si një “arsye e mjaftueshme” dhe se nesër do të jetë muri në Mitrovicë, edhe pse atë e nënshkroi Edita Tahiri dhe Marko Djuric me përfaqësuesit evropianë. Dhe fjala është, siç tha ai, për rreth 90 centimetra të një gardhi dhe jo të ndonjë muri.

Kryeministri shtoi se, pastaj, të nesërmen do të jetë diçka tjetër, dhe theksoi: “Kjo duhet të ndalet”.

“Të gjitha mund t’i zgjidhim, nëse duhet të vendosim linja të nxehtë Beograd – Prishtinë, “linjat e kuqe”, sido që dëshironi t’a quani atë, që të dëgjohemi në çdo kohë – unë nuk kam asgjë kundër. Hajde njerëz të bëjmë çfarëdo që duhet vetëm të kemi paqe dhe stabilitet”, tha Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë