Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, kritikoi Ministrinë e Ekonomisë për mungesë përgjigjeje lidhur me bazën e qëndrimit të Qeverisë ndaj projektit të gazit amerikan, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një reagimi publik, Ymeri tha se institucioni nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për sqarime, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e qëndrimit të ekzekutivit në raport me këtë projekt.
“Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan. Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike. Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie”, deklaroi Ymeri.
Deputetja e zgjedhur e LDK-së theksoi se kërkesa e saj është dorëzuar më 10 korrik 2026, duke e cilësuar atë si pjesë të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve./gazetametro.net