Loading…

Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Kërcënim për Ballkanin

  • 17/07/2019 | 18:01

Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Kërcënim për Ballkanin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ju ankua Gjeneralit Amerikan se kosovarët me ushtrinë e tyre po provojnë të formojnë ‘Shqipërinë e Madhe’ që është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.


Vulin e prit i Komandantin e Forcave Aleate të NATO’s në Europë, gjeneralit Tod Wolters në kuadër të programit të “Partneritetit për Paqe”, ku theksoi se ky bashkëpunim është në nivelin optimal dhe për të dy palët shumë i dobishëm.

Ministri serb Vulin,  theksoi përcaktimin neutral ushtarak të Serbisë, e shtoi se po hulumtojnë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë në kuadër të programit partneriteti për paqe. Mirëpo, përkundër neutralitetit të deklaruar, Vulin nuk mundi pa u lëshuar në teori tanimë të mërzitshme, kur deklaroi se “kërcënimi më i madh në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe prova e krijimit të Shqipërisë së Madhe”.

Ministri serb Vulin e ka të ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës pas deklaratave tendencioze.

Gjenerali Amerikan, Tod Wolters, që vjen nga Forcat Ajrore të SHBA’ve, tani Komandant i Forcave të NATO’s në Europë i falënderoi për pritjen dhe vlerësoi neutralitetin e Serbisë dhe udhëheqjen e presidentit serb Vucic.

Gjenerali Wolter është takuar paraprakisht edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Gjeneral Milan Mojsilovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë