Loading…

Vulin kërkon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

  • 22/12/2016 | 14:11

Vulin kërkon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Ministri i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandar Vulin, beson se Qeveria, siç e quan ai “e Prishtinës” do të rrëzohet, dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Vulin këtë deklaratë e ka bërë pasi gazetarët e pyetën në lidhje me mosmarrëveshjet e Listës Serbe dhe për zëvendësimin e ministrit Ljubomir Maric, ai tha se të dyja palët, kosovare dhe serbe, duhet t’i qetësojnë gjakrat, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të përpiqen t’u shmangen fjalëve të ashpra me njëra-tjetrën, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

“Ata jetojnë me njëri-tjetrin, dhe unë besoj se çdo përçarje në mes në serbëve në Kosovë është e rrezikshme dhe duhet të shmanget”, shtoi ai.

Mirëpo, pas gjithë kësaj, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë.

“Unë besoj se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të përgjithshme lokale”, theksoi Vulin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë