Loading…

Vulin merret pak me Thaçin, e akuzon për çmimin “Adem Demaçi”

  • 11/08/2020 | 16:17

Vulin merret pak me Thaçin, e akuzon për çmimin “Adem Demaçi”

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka vlerësuar se rreziku më i madh në rajon është përpjekja për krijimin e Shqipërisë së Madhe duke i akuzuar ndërkombëtarët që po heshtin.

“Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë në rajon është tentimi për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Unë këtë e përsëris sepse kjo po konfirmohet në vazhdimësi. Tentimi për ta krijuar Shqipërinë e Madhe nuk e godet vetëm Serbinë, por edhe Maqedoninë Veriore e Malin e Zi. Kjo është diçka që nuk do të përfundojë pa një të keqe të madhe” ka thënë Vulin.

Duke e komentuar vendimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të themeluar urdhrin Adem Demaçi ai ka akuzuar ndërkombëtarët që po heshtin si dhe “shqiptarët që kanë ambicie territoriale ndaj Sanxhakut”.

“Këtë nuk po e bën Serbia, Serbia s’po kërkon territor të askujt. Dhe prapë heshtje e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është ajo që më frikëson mua. Këto janë planet e vjetra të shqiptarëve, kështu ka qenë gjithmonë dhe ne dimë se si të merremi me këtë” ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë