Loading…

Vulin në Moskë, reagon Hill: S’duhet të legjitimohet bashkëpunimi me Kremlinin, sikur çdo gjë është në rregull

  • 25/05/2023 | 19:00

Vulin në Moskë, reagon Hill: S’duhet të legjitimohet bashkëpunimi me Kremlinin, sikur çdo gjë është në rregull

Për ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, vizita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin në Moskë nuk mund të shihet si diçka e zakontë.


“Askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur çdo është në rregull”, ka thënë Hill në një përgjigje me shkrim për Radio Evropa e Lirë, transmeton KlanKosova.tv.

“Agresioni i Rusisë ndaj fqinjit të saj paqësor Ukrainë, është joligjor dhe i paarsyeshëm. Vladimir e nisi këtë luftë brutale. Ai mund dhe duhet t’i japë menjëherë fund asaj dhe ta ndalë vdekjen dhe shkatërrimin që po e bën lufta e tij”.

Duhet theksuar se Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Vulin ka marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare të sigurisë që është mbajtur në Moskë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë