Loading…

Vulin përsëri thërret për ‘Serbi të Madhe’, në mes të Bosnje e Hercegovinës

  • 08/12/2021 | 19:53

Vulin përsëri thërret për ‘Serbi të Madhe’, në mes të Bosnje e Hercegovinës

\Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Banja Lluka në Bosnje e Hercegovinë porositi përsëri “se Bota Serbe qenka nevojë e popullit serb që të bashkohet njëherë dhe të bëhet një popull unik politikisht”. Vulin me këtë lojën e fjalëve të ‘botës serbe’ s’ka arritur të fshehë dëshirën fashiste të një ‘Serbie të Madhe’, transmeton Gazeta Metro.


Vulin që nuk fshehët dhe madje krenohet me idetë e tij ultranacionaliste duke flirtuar me fashizmin hapur. As këtë të mërkurë nuk u përmbajt e shpërtheu se ‘bota serbe’ qenka nevojë jetike e popullit serb.

“S’ka asnjë gjeneratë në historinë e popullit serb që nuk është menduar se sa çfarë jeni të gatshëm të bëni të mbeteni serb dhe të jeni pikërisht ata që jeni, kështu siç jeni. Asnjëra gjeneratë në histori nuk e pati përgjigjen e gabuar, madje secila u përgjigj se janë të gatshëm për të gjitha për të mbetur serbë” tha Vulin.

Vulin u falënderuar për nderimin që po ja bëjnë në Republika Srpska dhe shtoi se “dëshiron të mbahet mend si dikush që ja kushtoi jetën krijimit të hapësirës së unifikuar politike – botës serbe”.

Vulin i hyri llafeve të vjetra duke e paraqitur popullin serb sikur të jetë nën represion të vazhdueshëm atje ku jetojnë.

“Mjedis ku serbët vendosin për vete, hapësirë në të cilën më kurrë më nuk do të përsëritet gjenocidi i Jasenovasi dhe përndjekja e marsit, një botë serb ku ne me krenari dhe të patrembur do të themi se jemi serb, duke i ofruar të gjitha më të mira të gjithë të tjerëve, por së pari do të kujdesemi për vete“ tha në këtë fjalim patetik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë