Loading…

Vulini i ‘tronditur’: Serbia e bota do të tmerrohen nga ky klan mafioz serb, deshën të vrasin Vucic

  • 04/05/2021 | 19:21

Vulini i ‘tronditur’: Serbia e bota do të tmerrohen nga ky klan mafioz serb, deshën të vrasin Vucic

Hetimin ndaj mafiozëve serbë që pushteti serb dhe media e afërt e tyre po e proklamojnë se e kanë shkatërruar një rrjet të llahtarshëm të krimit të organizuar serb të Veljko Belivuk që sipas raporteve të tyre ka vrarë, copëtuar e djegur me acid njerëz. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se ky grup ishte i pajisur me armatim që nuk është i zakonshëm për mafiozët, transmeton Gazeta Metro.


Vulin tha se “ oficerët më me përvojë do të tronditeshin me egërsinë e këtyre kriminelëve, Serbia dhe bota do të tmerrohen.”

“Atë moment që do të marrim lejen nga prokuroria kompetente ne do ta dalim në publik me të gjitha që gjetëm. Kjo më nuk është vetëm tregim serb. Kjo do të bëjë jehonë në gjithë botën. Më zi se nga që kemi parë në seri apo filma për narko trafikantë” tha Vulin në televizionin serb Pink.

Sipas fjalëve të tij, arsenali i armatimit të konfiskuar shihet se nuk është lloj që i shërben për ballafaqime të trafikantëve të drogës, por për ballafaqim me figura që kanë sigurim dhe udhëtojnë me automjete të blinduara.

“Hetimi do të zbulojë se për kë kishin përgatitur këtë, por e di që lista e prioriteteve gjithmonë ishte presidenti Vucic, anëtarët e familjes së tij” tha Vulin.

Vulin shtoi se dëshmitë që po shtohen, deklaratat e dëshmitarëve, viktimave po flasin pasi njerëzit janë çliruar nga frika.

“Ne kishim informacion për një dhomë të fshehtë të një anëtari të klanit që shumë e dinte si se çbëhej aty. Në atë dhomë vriteshin e copëtoheshin njerëzit” tha Vulin duke shtuar se Serbia dhe bota do të tmerrohen nga mizoria e këtyre njerëzve.

“Oficerët më me përvojë që kanë punuar në shkatërrimin e klanit të Zemunit thonë se diçka të tillë nuk e kanë parë më parë. Sapo të na lejojë gjykata do të mësoni se me çfarë përbindësha kemi ndarë qytetin” tha Vulin. Ai shtoi se akuza ndaj grupit të Veljko Belivuk do të ngrihet brenda afateve ligjore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë