Loading…

Vullkani, 40 ditë aktiv, orët e fundit edhe 80 tërmete në La Palma

  • 24/10/2021 | 19:23

Vullkani, 40 ditë aktiv, orët e fundit edhe 80 tërmete në La Palma

Prej 19 shtatorit, vullkani në La Palma në Spanjë vijon të jetë aktive, duke u shndërruar në ishullin atlantik thuajse të braktisur.


Që prej mbrëmjes së të shtunës, shpërthime të llavës, deri në dhjetëra metra lartësi, vazhdojnë të jetë aktive. Ende autoritetet zyrtare nuk kanë një faturë të dëmeve të shkaktuara në 40 ditë, por mbi 2 mijë shtëpi janë shkrumbuar totalisht e mijëra vetë janë detyruar të braktisin ishullin.

Edhe pse tashmë i pabanueshëm, kureshtarët shijojnë nga larg spektaklin e llavës dhe tymit. Dhe si të mos mjaftonte frika nga vullkani i aktivizuar prej më shumëse 1 muaj, vetëm 24 orët e fundit, në ishullin e La Palmës, janë regjistruar 79 tërmete, të konfirmuara zyrtarisht edhe nga Instituti Kombëtar Gjeografik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë