Një shpërthim filloi në Mauna Loa të Havait, vullkanit më të madh aktiv në botë, të dielën mbrëma.
Kështu ka thënë shërbimi i aktivitetit vullkanik të Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).
“Në këtë kohë, rrjedhat e llavës janë të përmbajtura brenda zonës së majës dhe nuk kërcënojnë komunitetet e shpatit të poshtëm”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, njoftimi paralajmëroi, bazuar në ngjarjet e mëparshme, se fazat e hershme të shpërthimit të këtij vullkani mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.
Andaj, niveli i alarmit të vullkanit është ndryshuar nga një “këshillues” në një “paralajmërim”.
Në njoftim shtohej se Observatori i Vullkanit Havai (HVO) do të kryente “vëzhgimin ajror” sa më shpejt të jetë e mundur për të vlerësuar rreziqet dhe për të përshkruar më mirë shpërthimin.
Mbi një duzinë tërmete me magnitudë më shumë se 2.5 ballë goditën rajonin në dy orët e fundit, sipas USGS, me një prej tërmeteve me magnitudë 4.2 ballë.
Mauna Loa, që zë më shumë se gjysmën e ishullit të madh në Hawaii dhe ngrihet 4,169 metra mbi Oqeanin Paqësor, shpërtheu për herë të fundit në mars dhe prill të 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 8 kilometrave të qytetit Hilo.
⚡️🌋Der Mauna Loa auf Hawaii ist der größte aktive Vulkan der Erde.
Heute ist er ausgebrochen. #KorrTweethttps://t.co/V9oFasfYeU— Lars Wienand (@LarsWienand) November 28, 2022