Loading…

Vullkani në La Palma u aktivizua përsëri, llava djeg të tëra para vetes

  • 27/09/2021 | 19:53

Vullkani në La Palma u aktivizua përsëri, llava djeg të tëra para vetes

Vullkani në ishujt Kanare u aktivizua përsëri në La Palma të hënën pas një ndërprerje të shkurtë. Dëmet nga llava janë të mëdha. Mbi 420 ndërtesa në jugperëndim të ishullit janë shkatërruar, transmeton Gazeta Metro.


Deri tani sipas raporteve llava ka mbuluar rreth 190 hektarë hapësirë në ishullin La Palme.

Vullkani është aktiv tani 9 ditë, e pas një pushimi të shkurtër përsëri ka nisur të hedhë tym dhe llavë nga e hëna në mëngjes ka raportuar gazeta spanjolle El Pais.

Po ashtu nga instituti gjeografik kombëtar spanjoll janë regjistruar edhe 16 tërmete në jug të ishullit vullkani.

Deri tani janë evakuuar rreth 6 mijë banorë nga ishulli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë