Loading…

Vullnetarë apo me mobilizim, Ukraina nuk bën dallime: Do i shkatërrojmë trupat ruse

  • 21/09/2022 | 22:35

Vullnetarë apo me mobilizim, Ukraina nuk bën dallime: Do i shkatërrojmë trupat ruse

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës tha se forcat e tij do të shkatërrojnë trupat pushtuese ruse nëse ato ishin vendosur vullnetarisht ose si pjesë e një mobilizimi të ri të shpallur nga Rusia, sipas Al Jazeera.


“Nuk ka asnjë deklaratë nga lidershipi ushtarak dhe politik i vendit agresor që mund të ndikojë në gatishmërinë tonë për të luftuar për lirinë tonë. Ne do të shkatërrojmë këdo që vjen në tokën tonë me armë, qoftë vullnetarisht apo me mobilizim”, shkroi në Facebook komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, Valeriy Zaluzhnyi.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke paralajmëruar Perëndimin se nëse vazhdon atë që ai e quajti “shantazhin bërthamor”, Moska do të përgjigjet me fuqinë e të gjithë arsenalit të saj të gjerë. /abcnews.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë