Loading…

Vullnetaret e Ferizajt organizojnë “Javën e Femrës së Guximshme”

  • 11/03/2017 | 20:35

Vullnetaret e Ferizajt organizojnë “Javën e Femrës së Guximshme”

Tetë vajza vullnetare kanë marrë një iniciativë dhe për pesë ditë rresht ato do të realizojnë disa aktivitete me të cilat po synojnë të dërgojnë mesazhe tek të rejat ferizajase.


Që të gjitha janë vullnetare në kuadër të sektorit të kulturës në Komunën e Ferizajt. Ato, kanë marrë ndihmën e shefes së kulturës Dashurie Ahmeti dhe vullnetares nga Korpusi i Paqes Jessica Herzfeld.

Njëra prej vullnetarëve të sektorit të rinisë në Ferizaj, Valentina Goca, ka treguar për Gazeta Metro, se në kuadër të këtyre ditëve do të mbahen gjithsej dhjetë aktivitete, ku pesë prej tyre do jenë në formë ligjërate në shkollat e mesme të larta.

“Çka është feminizmi, Rregullat gjinore dhe Trashëgimia në Familje”, do të jenë tre tema që do të ligjërohen nga psikologe dhe sociologe të njohura dhe me përvojë pune.

Me këto tema, sipas Valentina Goca, po synojnë që së paku një pjesë e vajzave të jenë të informuara.
Përpos ligjëratave, aktivitetet tjera do të organizohen në formë kulturore – artistike, dokumentare, debate etj. /gazetametro.net

java-e-femres

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë