Loading…

Vunoi, fshati i vjetër i Vlorës i ndërtuar në formë teatri

  • 21/05/2020 | 15:38

Vunoi, fshati i vjetër i Vlorës i ndërtuar në formë teatri

Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të Vlorës, në bregun e detit Jon, që ofron një pamje mahnitëse për vizitorët, shkruan Gazeta Metro.


Vunoi është i ndërtuar në formën e një teatri, në këmbët e malit të Cikës.

Gjendet vetëm pak larg nga deti, dhe karakterizohet me tepishte të gurta, të ngritura mbi rrugicat e shtruara me pllaka të ndryshme.

Në qendër të këtij fshati të njohur për turizëm, shtrihet kisha e ndërtuar 200 vite më parë, Kisha e Panajasë (Shën Marisë).

Bregu i mrekullueshëm i Jalit, vërehet në mënyrë të mrekullueshme nga ky fshat, i cili gjatë natës, nën dritën e hënës, krijon figura e iluzone marrëmendëse në ujë.

Për këtë verë, Vunoi do të ishte fshati që gjithsesi duhet ta vizitoni, e të njiheni për nga afër me bukurinë e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë