Loading…

Vushtrri, arrestohen dy persona për mashtrim

  • 15/12/2016 | 11:27

Vushtrri, arrestohen dy persona për mashtrim

Dje rreth orës 20:00 nga hetuesit e stacionit policor janë arrestuar dy persona të  dyshuar për veprën mashtrim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për meda, shkruan gazetametro.net


Rasti është raportuar me datën 14.12.2016 rreth orës 14:00, nga ana e viktimës i cili i ka deklaruar se me personat e dyshuar, kanë qenë duke bërë një marrëveshje për shitblerje automjetesh, mirëpo të dyshuarit duke mashtruar viktimën me automjetin e viktimës janë larguar në drejtim të qytetit të Vushtrrisë.

Sipas Policisë ky ka qenë organizimi i mirë i punës në  mes stacionit policor qendra dhe stacionit të Vushtrrisë që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: M, mashkull, 55 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe, M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu hetuesit kanë arritur që të gjejnë automjetin me të cilin janë larguar personat e dyshuar, dhe të njëjtin i kanë kthyer palës ankuese.

Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë