Loading…

Vushtrri: Ky është premtimi i Tahirit për bujqit e fermerët

  • 09/11/2021 | 13:56

Vushtrri: Ky është premtimi i Tahirit për bujqit e fermerët

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve që të vazhdojë në krye të kësaj komune edhe për katër vjet të tjera.

Në tubimin e mbajtur sot, ai tha se i ka realizuar me përkushtim të gjitha zotimet e tij dhe se në qendër të programit të tij ka vendosur punësimin e gruas dhe të rinjtë e Vushtrrisë.

Po ashtu premtoi që do përkrahin bujqit e fermerët dhe se çdo prodhues i patates do t’i ketë të mbuluara shpenzimet e ujitjes dhe çdo prodhues qumështi do të subvencionohet me 4 cent nga Komuna e Vushtrrisë.

Mbështetjen e rikonfirmimit të kryetarit të kësaj komune e kërkoi edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili Tahirin e vlerësoi si njëri ndër kryetarët më të mirë në nivel vendi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë