Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 3-5 pas penalltive, transmeton Gazeta Metro.
As 120 minuta nuk mjaftuan që të përcaktohet fituesi gjatë ndeshjes dhe vetëm penalltitë u deshën në fund të caktojnë se kush do të kaloj në fazën tjetër të barazhit.
Ishin prizrenasit të cilët kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Liridon Fetahaj në fund të pjesës së parë, për të barazuar gjithçka Labinot Osmani në minutën e 52’të.
Pas ekzekutimit të penalltive skuadër më e saktë ishte Vushtrria duke fituar me rezultat 3-5.
Kujtojmë se tani Vushtrria do të luaj në ndeshjen tjetër të barazhit me skuadrën e cila përfundon në pozitën e tetë në Superligë. /gazetametro.net