Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, konsideron se 60 për qind i proklamuar zgjedhjet e 7 qershorit është një deklarim elektoral nga kreu Albin Kurti. Rrethanat janë tjera dhe zhvillimet e fundit janë indikator për një rënie.
Kjo deklaratë vjen pasi Kurti tha sot se LVV-ja synon të marrë 60 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme.Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Maliqi tha se pritjet dhe realiteti elektoral janë dy gjëra të ndryshme.
“Tani, duke huazuar një deklarim tjetër… dëshirat janë një gjë tjetër dhe faktet një gjë tjetër. Ne nuk e dimë sesi do të reflektojë elektorati me këto ndryshime, mund të shkojë kudo. Unë mendoj se është shumë realiste të pritet që të kthehemi më afër atij 41%, sesa të përsëritet 51%, e lëre më rritja në 60%. Shumë faktorë tregojnë se ky është skenari më realist”, tha ai.
Ai e theksoi lëvizjet e ish deputetëve të LVV’së që dolën në krahun e LDK’së së fundi me kalimin e Vjosa Osmanit atje si një prej rrethanave. Ai shtoi se sipas zhvillimeve se nevoja e kompromisti nuk do të bie vetëm për zgjedhjen e presidentit por edhe të qeverisë me gjasë.