Loading…

VV afër koalicionit me LAA (Video)

  • 12/07/2017 | 21:01

VV afër koalicionit me LAA (Video)

Ramush Haradinaj nuk është i vetmi i cili ka filluar përpjekjet për formimin qeverisë së re. Të njëjtën gjë po e bën edhe kundërkandidati i tij, nga radhët e VV’së Albin Kurti.  Madje ky i fundit nuk po pret e pret dështimin e Haradinajt për krijmin e Qeverisë e për ta marrë mandatin nga Presidenti, por qysh javën e kaluar ka nisur negociatat me koalicioni LAA, për të krijuar Qeverinë së bashku.


Donika Kadaj-Bujupi, nga Vetëvendosja, ka deklaruar se subjekti të cilit i takon është afër arritjes së marrëveshjes me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

‘Jemi në proces do të thotë të këtij koordinimi, pra në njërën anë të takimeve në nivel politik, dhe pritet që së shpejti kjo të përkthehet në një bashkëpunim edh në nivelet teknike, përmes harmonizimit të programeve’, tha ajo për Klan Kosovën.

Ajo nuk po sheh pengesa në përafrimin e programeve të tyre e as në akuzat e ndërsjella që kishin më herët, mirëpo  thotë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre për demarkacionin dhe asociacionin, pavarësisht nëse Vetëvendosje dhe LAA arrijnë marrëveshje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë