Loading…

VV, bojkoton seancën e Kuvendit të Prishtinës

  • 24/02/2017 | 12:39

VV, bojkoton seancën e Kuvendit të Prishtinës

Flamur Shala, këshilltar i asamblesë komunal në Prishtinë ka reaguar për mospjesëmarrjen e Ekzekutivit të Prishtinës  dhe anëtarëve të Vetëvendosjes në mbledhjen e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi  në orën 10:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.


Sipas Shalës, në këtë mbledhje ishin të pranishëm 30 asambleistë  opozitar por të cilët e patën të pamundur të zhvillojnë  mbledhjen për shkak se u pengua puna me gjithë teknikën e mundshme në sallën e Kuvendit.

Këshilltari i LDK-së deklaroi se koncepti politik përjashtues i zyrave politike të VV është kundër demokracisë dhe kundër normave elementare të saj. Por sipas tij nuk ka koncept politik që ia heq nga përgjegjësia dështimet dhjetëra milionshe të këtij ekzekutivi, dështimet në të gjitha fushat e zhvillimit të kryeqytetit. Për këtë sjellje dhe veprim të kryetarit dhe  kabinetit të tij me mospjesëmarrjen në mbledhje sipas Shalës tregon edhe njëherë se Komuna e Prishtinës, nuk ka “Zot shtëpie”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë