Loading…

VV ‘ç’kap’ edhe Universitetin e Mitrovicës, në krye të Këshillit Drejtues vendoset njeriu i tyre

  • 27/07/2021 | 21:03

VV ‘ç’kap’ edhe Universitetin e Mitrovicës, në krye të Këshillit Drejtues vendoset njeriu i tyre

Fshesa e Qeverisë Kurti, e ka kapur edhe Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’, ku atje kryesues i Këshillit Drejtues është emëruar Salem Lepaja, që njihet edhe si zyrtar i Vetëvendosjes (VV), shkruan Gazeta Metro.


Në fillim të këtij muaji, Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka emëruar katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues.

Të emëruarit nga MASHTI janë: Prof.dr.Agron Dida, Prof.dr.Salem Lepaja, Prof.dr. Gazmend Kaçaniku dhe Prof.dr. Ilir Mazreku.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja konstitutive e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe aty Kryesues i KD, është zgjedhur Salem Lepaja.

Lepaja është zyrtarë i lartë i VV’së dhe në të kaluarën është parë në disa konferenca në selitë e kësaj partie.

Këtu keni edhe një pjesë të konferencës ku shihet me Besnik Bislimin.

Ndryshe Universiteti i Mitrovicës njihet për skandale të shumta, sidomos në punësimet nepotiste familjare dhe politike. /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë