Deri dje avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi dhe Lëvizja Vetëvendosje, deklaronin se kërkojnë hetim të pavarur ndërkombëtarë për vdekjen e Astrit Deharit, ngase nuk i besojnë raportit të paraqitur nga Prokuroria e vendit.
Sot, vetëm një ditë pas daljes së lajmit, se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka kërkuar nga amabasadori britanik, që policia e këtij shteti të vijë të kryej hetim të pavarur për rastin Dehari, avokati i familjes së të ndjerit, e edhe Vetëvendosje e kundërshtojnë atë, shkruan gazetametro.net.
Avokati Gashi në një prononcim për KTV ka thënë se se këtë ministrja po e bëën ngase as ajo nuk po i beson rasportit të Prokurorisë, i cili konstatoi se Astriti ishte vetëvrarë.
Por në fakt letra e protokolluar dërguar ambasadorit britanik e demanton avokatin Gashi, ngase ajo shihet t’i jetë dorëzuar më datë 14 nëntor, katër ditë para se Prokuroria të publikonte raportin për rastin Dehari.
Në anën tejtër, njejtë edhe Vetëvendosje, edhe pse vazhdimisht ka kërkuar hetim të pavarur për vdekjen e Astritit, tani po refuzojnë ta pranojnë kërkesën e ministres për hetim të pavarur nga policia britanike.
Xhelal Sfeçla nga kjo lëvizje ka thënë se ky shtet është përgjegjës për vdekjen e Astritit, andaj kërkesën për hetim të pavarur sipas tij nuk duhet ta bëjë Ministria e Drejtësisë, dhe për ta kjo kërkesë është e papranueshme. /gazetametro.net