Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me miratimin e disa projektligjeve nga seanca e kaluara, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftuan se janë koordinuar që mos të votojnë disa projektligje.
Fillimisht janë miratuar projektligji për Efiçiencë të energjisë, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete dhe projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”, për shkak të mungesës së kuorumit.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njoftoi se janë koordinuar edhe me Lidhjen Demokratike për mos votimin e projektligjit.
Kurse, kryesuesi i seancës, Kadri Veseli, e falënderoi qëndrimin por tha se të gjitha projektligjet kaluan. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se mendimin për çdo prolektligj ata japin me votë. Kurse, Veseli i tha se po respekton rregulloren më shumë se sa duhet.