Loading…

VV dhe LDK në hall me njëra- tjetrën: Haxhiu thotë se ia kanë vjedhur edhe slloganin ‘Beso’

  • 21/09/2019 | 09:39

VV dhe LDK në hall me njëra- tjetrën: Haxhiu thotë se ia kanë vjedhur edhe slloganin ‘Beso’

U prit shumë një koalicion parazgjedhor ndërmjet Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, madje krerët e këtyre partive nisën t’i shpeshtonin takimet duke u menduar ta bindin njëri- tjetrin për postin e Kryeministrit por nuk ia dolën, dhe i ndanë rrugët, shkruan Gazeta Metro.


Tash e disa ditë kanë nisur akuza në drejtim të njëra- tjetrës përfaqësuesit e partive, madje kishte edhe deklarata të tilla nga ana e Kurtit që Vjosa veç kryeparlamentare mund të bëhet nëse bashkohet me VV’në, asgjë tjetër, duke e bërë veten kryeministër. Mirëpo, Osmani e cila është kandidate e LDK’së për Kryeminitre nuk nguron të jap deklarata të njëjtit lloj se udhëheqja e qeverisë do t’i takojë veç asaj.

Kështu, Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka akuzuar LDK’në se po ia vjedh idetë.

Haxhiu ka përmendur slloganin, e që në këto zgjedhje ai i LDK’së që nis me ‘Beso’ duket i ngjashëm me atë që  e kishte Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë.

‘’Me gjithë “ekspertat” që thonë se i kanë, subjektet tjera, përveç Lëvizjes, nuk po ofrojnë program për qytetarët. Por në anën tjetër çdo ditë po e dëgjoj që po i vjedhin prioritetet tona, nga banesa për çifte të reja me çmime të përballueshme, zvoglimi i Qeverisë, sllogani, vettingu, sot paskan vjedhur edhe prioritetet tona për arsimin’’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

’Beso.
Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar.
Beso në ndryshim.
Beso në fitore.
Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës’’, është slogani i plotë i LDK’së.

Ndërkohë ai i Vetëvendosjes ‘Drejtësi, barazi, zhvillim’.

Kujtojmë që VV dhe LDK nuk arritën koalicion parazgjedhor shkaku i kryeministrit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë