Loading…

VV e çon luftë me NISMA’n: Nga akuzat për ngacmime seksuale, deri tek krahasimi me rriqra

  • 16/11/2019 | 19:00

VV e çon luftë me NISMA’n: Nga akuzat për ngacmime seksuale, deri tek krahasimi me rriqra

Javën që lam pas PZAP mori vendim për votat që erdhën nga Serbia të anulohen plotësisht, me ç’rast koalicioni NISMA-AKR-PD do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Një gjë e tillë siç duket e ka nervozuar shumë Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kanë dalë me akuza për ngacmime seksuale ndaj Nismës Socialdemokrate, ndërsa së fundi, po i krahasojnë edhe me rriqra, shkruan Gazeta Metro.


Njëherë i kundërshtuan fuqishëm, pasi u shpallen rezultatet përfundimtare heshtën, ndërsa me vendimin e PZAP’it për t’i anuluar votat e Serbisë, Vetëvendosja u nervozua kogja shumë.

Zyrtarë të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, po ‘luftojnë’ me ata të Nismës Socialdemokrate. Deklaratat kundër njëra-tjetrës shkuan aq larg, sa që VV po i akuzon edhe për ngacmime seksuale.

Anëtari i VV’së në QNR, Alban Krasniqi ka akuzuar vëzhguesit e Nismës, për ngacmime seksuale brenda kësaj qendre.

“Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash. KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, shkroi dje ai në Facebook.

Por, jo gjithçka përfundoi këtu .

Anëtarë të VV’së tani po i krahasojnë kundërshtarët e tyre nga Nisma, me rriqra. Kandidati për deputet nga kjo parti, me numër 83, Visar Korenica, ka bërë një status në Facebook që mori kogja shumë reagime.

“NISMA si rriqrat – sa shumë ngjashmëri”, ka shkruar ai.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e njërit prej zyrtarëve të Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, i cili po e konsideron këtë si fyerje të madhe ndaj familjeve në Malishevë, që kanë humbur anëtarë si pasojë e pickimit nga ky insekt, shkruan Gazeta Metro.

“Ju që kërkuat vota nga qytetarët e Malishevës në kuadër të VV-së e sidomos ju kandidat për deputet i dështuar nga vv që fyeni qytetarët e Malishevës dhe krahasoni me rriqrat nga të cilat kanë vdekur 18 qytetar të Komunës së Malishevës, duhet të ju vie turp si një “intelektual” që na rikujtoni neve dhe familjeve që kanë humbur familjarët e tyre nga rriqrat”, ka shkruar Krasniqi, në një reagim në FB.

“Andaj juve Visar Korenica duhet të iu vie turp për fyerje të tilla që ju dhe subjekti juaj keni marrur vota edhe nga qytetarët e Malishevës, e që jam shumë i sigurt që herave tjera do ta merrni fakturën e merituar nga këta qytetarë”, ka paralajmëruar ai.

Kujtojmë se PZAP javën që shkoi ka marrë vendim që rreth 1500 vendvotime të shkojnë në rinumërim dhe votat e ardhura nga Serbia të anulohen.

Pas këtij vendimi, ka pasur reagime të ashpra nga anëtarë të VV’së, të cilët e kanë quajtur këtë intitucion joserioz dhe  të ndikuar politikisht, ku me këtë rast, filluan edhe kundërpërgjigjet e akuzat me partinë Nisma./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë