Loading…

VV e pranon PDK’në në koalicion, por pas një mandati

  • 21/03/2017 | 14:09

VV e pranon PDK’në në koalicion, por pas një mandati

Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se do të dalë e para në zgjedhje, duke u bazuar në një sondazh, e për të qeverisur ata preferojnë opozitën.


Mirëpo, duke folur për mundësitë që të krijojë koalicion me partitë që tani janë në pushtet, VV’ja e ka përjashtuar, të paktën për një mandat, PDK’në e Kadri Veselit, por që nuk është përjashtuar që koalicioni ka mundësi të bëhet më pas.

“PDK një herë duhet të jetë në opozitë. Pra, për një mandat qeverisës, PDK është e përjashtuar nga mundësia për koalicion me VV’në”, ka thënë Molliqaj.

Ndërkohë, shumë më e hapur del të jetë VV’ja në relacion me LDK’në, e cila tani udhëheq me kryeministrinë, e për të cilën Molliqaj ka thënë se është vetëm një kusht.

“Po, nëse VV’ja duhet të ndërtojë qeverinë dhe mënyra e vetme për të krijuar atë është LDK’ja, atëherë kushti i vetëm do të ishte pa Isa Mustafën”, ka thënë Molliqaj.

E, zërat për afrimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Molliqaj i ka komentuar shkurt, duke thënë se as ai e as partia e tij nuk e di saktë kur do të mbahen, por sipas tij, askush nuk mund të përjashtojë se zgjedhjet janë afër.

“Nuk besoj se dikush mundet t’i përjashtojë mundësitë zgjedhjet e parakohshme. Por as unë e as ne si subjekt nuk e dimë as datën as se kur mund të mbahen këto zgjedhje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, këto komente sekretari i VV’së i ka bërë gjatë prezantimit të një sondazhi ku e nxirrte VV’në si parti të parë në nivel vendi. Për këtë sondazh, Molliqaj ka pranuar se VV’ja ka paguar mbi 1600 euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë