Ne nuk jemi kundër serbëve të Kosovës, por jemi kundër Serbisë sepse ajo është kundër nesh, deklaroi ish -lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ish lideri i VV’së tha se serbët edhe pse përbëjnë vetëm 5 % të popullsisë së Kosovës, për ta flitet shumë, kjo pasi 25% të territorit e posedojnë, pra nuk janë shumë në numër por kanë shtrirje të madhe, transmeton gazetametro.net.
Kurti në një intervistë për Top Show e përmendi edhe asociacionin, ai tha se Beogradi kurrë nuk do ta konsisderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre.
”Mund tu japësh serbëve të Kosovës çfarëdolloj asosacioni, por kurrë Beogradi nuk do ta konsisderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre. Ata gjithmonë do të thonë: e shihni, dhuna jonë me strukturat paralele tonat dha këto rezultate. Asnjëherë nuk do të thonë që shqiptarët janë zemërgjerë.”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, serbët e kanë një politikë që çdoherë e kanë përdorur, çka është e jona është e jona çka është e juaja është e negociueshme.
”Serbët thonë: Cka është e jona, është e jona, cka është e juaja është e negociushme dhe vazhdimisht e kanë ndjekur një politikë të tillë. Politikanët shqiptarë kanë qenë nga njëherë naiv, nganjëherë moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet,” tha Kurti./gazetametro.net