Loading…

VV – LDK ndërmjet dyshimit dhe ditës që mund të mos vije

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 20/10/2019 | 17:00

VV – LDK ndërmjet dyshimit dhe ditës që mund të mos vije

Koalicioni mes partisë fitues, Lëvizjes Vetëvendosje dhe asaj të dytës në zgjedhjet e 6 tetorit, Lidhjes Demokratike të Kosovës, po e shihet si e vështirë të funksionon për këto tri arsye që janë renditur më poshtë.

Shkruan – Faton Abdullahu

‘Something is fishy’ thonë anglezët për diçka në të cilën dyshojnë. Numërimi i pa përfunduar i votave, rinumërimi i jo pak prej tyre, ftesa policisë nga KQZ-ja që të marrë pjesë në proceset e rinumërimit, dyshimet te komisionerët se nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre, zarfet e helmuara nga Serbia, për të cilat ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi konkretisht e sidomos deklaratat e papërmbajtura të përfaqësuesve të LDK-së- dhe të VV-së me shumë dyshim ndaj njëra tjetrës e nganjëherë edhe përjashtuese, vërtetë bëjnë që të thuhet ‘something is fishy’.

Dihet se mospajtimet e këtyre dy subjekteve janë të mëdha thjeshtë përmbajtësore. Por dihet edhe ajo se nga të dy anët, simpatizantët dhe votuesit e këtyre dy subjekteve kërkuan që ato të bashkohen për të qeverisur. Edhe tani pas zgjedhjeve, mospajtimet janë të dukshme. Ato nuk janë të pakta, përkundrazi. Nëse partnerët tanë ndërkombëtar edhe tani do të kenë dallime lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, qeveria VV – LDK do ta ketë për shumë arsye edhe më të vështirë se qeveria e kaluara që të jetë unike. A kam të drejtë të konstatoj kështu?

 Reciprociteti – Qëndrimi i mëhershëm i VV-s i paralajmëruar se do të jetë edhe qëndrim qeveritar se, reciprociteti do të jetë zëvendësim edhe më i denjë dhe më i dobishëm se taksa është i gabueshëm, sepse do të jetë shumë i dëmshëm. Por megjithëkëtë është qëndrim i qartë i VV-s i shpalosur që më parë dhe deri më tani i pandryshuar. Në anën tjetër LDK nuk ka qëndrim të qartë për këtë çështje. Kështu hamendësuese dhe e paqartë LDK qëllimshëm ka qenë për taksën që nga fillimi i implementimit të saj. Logjika e reciprocitetit është se Kosova do t’i përgjigjet Serbisë me të njëjtën monedhë për çdo gjë. Në të parë reciprociteti duket me shumë dinjitet dhe i drejtë në raport me një një shtet agresiv ndaj nesh si Serbia. Por edhe po të kishte Kosova mundësi të përgjigjej kundër Serbisë në këtë mënyrë me efikasitet, ka një problem bazik në këtë qëndrim. Janë partnerët tanë ndërkombëtar ata që në mënyrë të përsëritur (SHBA, QUINT-i, BE) na thonë të hiqet (pezullohet) taksa. Ne duhet ta bëjmë hapin e parë e jo Serbia (ta ndal agresivitetin diplomatik). Këtë nuk po e kupton VV-ja. Ne duhet të dëgjojmë e pajtohemi të parët me kërkesat e SHBA-s e jo Serbia. Jemi ne partnerë të SHBA-s e nuk është Serbia. Jemi ne që duhet të bëhemi bashkëpjesëmarrës në planet gjeopolitike të botës perëndimore e jo Serbia. As këto nuk po i kupton VV-ja Mos pezullimi i taksës nga Qeveria (VV- LDK) do të shkaktoj edhe me tej çrregullime në bashkëpunimin me partnerët tanë, sidomos SHBA-t. Por në anën tjetër a është VV ajo që do të vendos ta heq taksën dhe të mos e zbatoj reciprocitetin kur dihet se shumë vota dhe simpati i ka fituar edhe mbi këtë kauzë që u dëshmua se ishte bazë e mirë për të ndërtuar politika popullsite.

Dialogu me Serbinë – VV e ka thënë në mënyrë të përsëritur se për te dialogu me Serbinë nuk është prioritet. Për këtë qasje ka fituar simpati që u janë kthyer në vota. Ndërkohë edhe në takimin e para do ditshëm me Ambasadorin e SHBA-s në Prishtinë, Kosnet, në selinë e VV-s, Kurtit ju tha saktësisht – ‘dialogu të filloj menjëherë’. Mirëpo Kurti edhe kësaj radhe mendon ndryshe nga SHBA-t dhe partnerët e tjerë. Ai në këtë takim i tha Kosnet-it se ‘për dialogun nuk kemi pse të nxitojmë’. Eu ku je Kurt bre. Brengosëse deri në alarmante kjo qasje e VV-s. Por edhe këtu ngadhënjeu populizmi. Njerëzit duan të dëgjojnë se do të bëhet ajo që i preokupon drejtpërsëdrejti ata si qytetar, xhepin e tyre, e jo vendin e tyre si tërësi. Papërgjegjësi dhe populizëm prej politikani pa përvojë institucionaliste. LDK në anën tjetër është hezituese dhe e paqartë edhe për këtë çështje. Së pari nuk e kundërshton VV për qasjen e saj anashkaluese ndaj dialogut, me çka vonohet si zakonisht të jetë e para me qasje të guximshme e të drejtpërdrejta. As nuk tregon se, sa e si do të jetë dhe a do të jetë dialogu prioritet për te. Gjatë fushatës së saj kandidatja znj. Osmani pak a shumë u mundua ta bëj të njëjtën si z. Kurti, rrallë e hiç e përmendi dialogun me Serbinë.  Për ta kamufluar mungesën e guximit, po u pyet konkretisht LDK-ja për dialogun, ata do të thirren në Kushtetutë, ku faktikisht përgjigja nuk gjendet aty, së paku jo e tillë çfarë duhet ta jap sot një parti politike. Për më shumë kësaj akuze LDK mund t’i përgjigjet si zakonisht ftoftë dhe ngeshëm – Jo nuk është e vërtetë ne kemi qëndrim shumë të qartë për dialogun.

Dialogu me serbët e Kosovës – Dialogu me serbët e Kosovës është risi e VV-s. Ajo dëshiron ta bëj dialogun me komunitetin serb ‘nga poshtë lartë’. Sa bukur po tingëllon. Kjo qasje të duket se po gufon nga demokracia. A mos po harron VV se kush janë serbët e Kosovës dhe nën ndikimin e kujt janë 100 % ? Në të vërtetë nuk po harron aspak, e di mirë, por dëshiron që këtë tua shes shqiptarëve të Kosovës si diçka parimore dhe e drejtë. Nuk e ka hallin hiç te serbët e Kosovës. Kjo është edhe një qasje e mendësisë populiste majtiste pa kurrfarë liberalizmi demokratik në te. Në anën tjetër për këtë projekt te ri VV nuk ka punuar kurrë më parë. Së paku Presidenti Thaçi ia kishte falur dikur një traktor një serbi si veprim simboli, por që në të vërtetë kishte dhe ka sens në porosinë që përçon. Kurse kjo qasje e VV për dialog me serbët është risi por e dizajnuar ‘ad hock’. Për rrjedhoje e destinuar për të dështuar. Krejt në këtë qasje VV harron se duhet t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve ku Lista Serbe është e para. Anashkalimin e kësaj fitore e ndalon Kushtetuta. Për këtë VV ka përgjigje m’sa për mbrojtjen e pinguinëve të Antarktikut. LDK në anën tjetër, së pari për këtë qasje të VV nuk flet hiç, thua se nuk do të jetë bashkë qeverisëse me te. E së dyti mendon se për çdo problem të kësaj natyre me komunitetin serb e gjen përgjigjen të gatshme në Kushtetutën e Kosovës gjë që nuk qëndron. Sigurisht se kjo qasje e LDK-s, ku gjithashtu shquhet prirja për të pritur që tjetri të gaboj i konvenon asaj. Për të ndryshuar, asaj i duhet unitet dhe guxim, ndryshim i cili mund të determinohet vetëm nga reformat e brendshme të cilat ka kohë që ajo nuk i preferon në asnjë variant. Kjo është dhe një dëshmi pse qasje inerte e LDK-s për shumë procese është e destinuar ta vendos tash e shumë vite këtë parti në vendin e dytë e asnjëherë në atë të parin.

(Autori Faton Abdullahu është analist dhe publicist i njohur në vend, kjo kolumne është e shkruar enkas për Metro)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë