Loading…

VV-LDK takohen sot me ndërkombëtarët në ora 17:00

  • 28/01/2020 | 11:24

VV-LDK takohen sot me ndërkombëtarët në ora 17:00

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të mbajnë sot takim në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës, në prani të ambasadorëve të QUINT’it dhe shefes së Misionit të Bashkimit Europian në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Dje u tha se do të merren vesh përfundimisht për koalicionin ose që nuk mund të shkojnë bashkë në qeverisje. Mirëpo, takimi që zgjati gati tre orë në mes të LV’së dhe LDK’së, përfundoi edhe njëherë pa epilog.

Derisa shumë gazetarë po prisnin në hollin e Kuvendit, që të merrnin deklarata nga liderët e këtyre dy partive lidhur me koalicionin, Kurti e Mustafa zgjodhën që të dalin nga Kuvendi nga dalje të fshehta, duke ikur kështu nga gazetarët.

Mirëpo për gazetarë nuk u deklaruan, por VV vendosi që me një njoftim për media në Facebook, të bëj të ditur se marrëveshje nuk ka pasur mbrëmë dhe se sot do të bëhet një takim tjetër, ku të pranishëm do të jenë ambasadorët e QUINT’it dhe shefja e Misionit të Bashkimit Europian në Kosovë.

Kështu siç merret vesh, sot në ora 17:00 pritet të ndodhë ky takim i LDK’së dhe VV’së me ndërkombëtarët. Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

VV dhe LDK kanë kohë deri më 4 shkurt që të arrijnë një marrëveshje për koalicion, ose ndryshe vendi mud të shkojë në zgjedhje ose pritet që të ketë koalicion mes partive të tjera. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë