Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Qemajl Aliu, ka akuzuar qeverisjen aktuale në Shtime, që udhëhiqet nga Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për mos menaxhim të qendrës së palestrës sportive, shkruan Gazeta Metro.Â
Me 14 nëntor në Shtime zhvillohet gara e balotazhit në mes të Qemajl Aliut të VV’së dhe Naim Ismajlit të PDK’së.
Në debatin e fundit zgjedhor për balotazh, kandidati për kryetar të Shtimes nga VV, Qemajl Aliu ka akuzuar Naim Ismajlin për mos menaxhim të qendrës së palestrës sportive.
Ai në debat ka thënë se në këtë palestër parketi është i pa përshtatshëm dhe s’ka as zhveshtore e as tualet. Tutje Aliu madje ka shkuar edhe më larg duke thënë se në këtë palestër sportive rrinë qentë endacakë dhe drogaxhinjtë e Shtimes, kështu ai ka ofenduar edhe të rinjtë e këtij qyteti.
Mirëpo nga PDK e Shtimes kanë reaguar dhe kanë publikuar fotografi se si duket në të vërtetë palestra sportive, madje kanë hedhur poshtë edhe akuzat për të rinjtë.
Më poshtë keni fotografitë. /gazetametro.net